Flash

Studimi për mobilitetin, 80 % e shqiptarëve duan të punojnë jashtë vendit

Lapsi.al 27 August 2018
Studimi për mobilitetin, 80 % e shqiptarëve duan të punojnë

Shqiptarët vijojnë të kenë dëshirë të punojnë jashtë. Ky është përfundimi i një studimi mbi tregun ndërkombëtar të punës. Sipas këtij studimit, nga 2014-2018 përqindja e shqiptarëve që duan të largohen ka rënë disi, megjithatë, shteti ynë gjendet në listën e vendeve ku 70-80 % e të pyeturve duan të punojnë jashtë. Vendet e tjera të Ballkanit rezultojnë në nivel më të ulët të dëshirë për të punuar jashtë ose që aktualisht punojnë jashtë.

Boston Consulting Group dhe kompania ndërkombëtare e rekrutimit The Network janë bashkuar për të krijuar një nga sondazhet më të gjithëpërfshirëse të tendencave të punës dhe preferencat e punës – 366,000 njerëz në 197 vende, me titull “Të dekodosh talentet globale 2018”.

Studimi sugjeron se të kuptosh sjelljet e fuqisë punëtore globale është thelbësore për kompanitë dhe shtetet. Ata që e menaxhojnë atë, do të fitojnë fleksibilitet në adresimin e sfidave të tyre të ardhshme dhe do të kenë probabilitet më të lartë në mbështetjen e rritjes ekonomike. Sipas studimit, ka një rënie e dëshirës për të punuar jashtë vendit, ndonëse vendet që kanë pasur një tendencë të tillë vijojnë të mbeten në shifra të larta (Si Shqipëria).

Sipas Boston Consulting Group, për këtë duket se ka ndikuar shtrëngimi i politikave të tregtisë dhe imigracionit në reputacionin e SHBA si një destinacion pune dhe se Brexit ka një tjetër ndikim në Mbretërinë e Bashkuar. Ndryshimet e sjella nga nacionalizmi i rritur me qeveritë populiste në krye të disa shteteve, gjithashtu janë ndikues kryesor. Faktorë të tjerë që gjithashtu kanë ndikuar në hartën globale të mobilitetit janë kriza e refugjatëve në Evropë, rritja e vazhdueshme e Azisë dhe ringjallja ekonomike e Evropës Lindore. Rezultati është se vullneti i përgjithshëm për të emigruar ka rënë. Pesëdhjetë e shtatë përqind e të gjithë të anketuarve tani thonë se do të lëvizin në një vend tjetër për punë. Ndërkohë që është ende një numër i konsiderueshëm, është 7 pikë përqindjeje më i ulët se kur është hulumtuar në vitin 2014./Monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI