Flash

Greqi, kapen mbi 200 kg kanabis, arrestohen 3 shqiptarë

Lapsi.al 27 August 2018
Greqi, kapen mbi 200 kg kanabis, arrestohen 3 shqiptarë

Antidroga e Igumenicës ka sekuestruar në dy operacione të ndara, një sasi prej më shumë se 200 kg kanabis të mbërritur nga Shqipëria.

Sipas policisë, operacioni i parë u zhvillua në një zonë pyjore në vendin e quajtur Leptokaria. Dy trafikantët, 34 dhe 24 vjeç dhe shtetas shqiptarë, u ndaluan pasi po transportonin një sasi prej 124.6 kg kanabis.

Lënda narkotike ishte në 77 pako të vendosura në çanta, e sipas deklarimeve të të arrestuarve do të dërgohej në kryeqytetin e vendit, ku edhe do të shpërndahej në sheshin e narkotikëve të Athinës.

Prej hetimeve rezultoi se njëri prej të arrestuarve ishte shpallur në kërkim më parë, pasi nuk u kthye më në Burgun e Patrës, ku edhe vuante një dënim për trafik droge.

Ndërsa operacioni i dytë u zhvillua në aksin që lidh Doganën e Qafë Botës me Igumenicën. Burime policore thanë se, lënda narkotike prej 86 kilogramësh ishte fshehur në shasinë e një automjeti që kaloi në doganën që lidh dy vendet.

Në këtë rast, autoritetet sqaruan se kanë kryer kalim të kontrolluar të lëndës narkotike, pasi ishin më parë në dijeni të transportimit të saj prej një 34-vjeçari, shtetas shqiptar, tashmë i arrestuar.

Sapo automjeti ka hyrë në tokën greke, ai është dërguar për kontroll në skanerin e doganës, por edhe pse rezultoi i pastër, sërish autoritetet ishin të sigurta për informacionin, e pasi prenë me sharrë shasinë e mjetit gjetën lëndën narkotike.

Të arrestuarit dhe materialet në ngarkim të tyre do të dërgohen në Gjykatën e Igumenicës për masë sigurie paraditen e kësaj të hëne.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI