Flash

Lëvizja e Ramës me emigrantët/ Populistët italianë fushatë sulmesh kundër Emanuel Makron

Lapsi.al 26 August 2018
Lëvizja e Ramës me emigrantët/ Populistët italianë

Vendosmëria me të cilën presidenti francez Emanuel Makron bllokoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, do t’i jetë rikthyer në mendje kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit tonë të Jashtëm Ditmir Bushati, kur kanë dëgjuar qeveritarët italianë të krahasojnë kabinetin francez me atë shqiptar.

Sepse duke strehuar 20 emigrantë afrikanë në Shqipëri, Rama dhe Bushati provokuan një shpërthim akuzash nga kabineti italian përkundrejt francezëve. Krahasimet bëhen nga një personazh kontrovers si Salvini, që nuk i ka kursyer shqiptarët në retorikën e tij populiste, por gjithsesi për Ramën dhe Bushatin duhet të ketë qenë një moment kënaqësie kur i kanë dëgjuar.

Ia vlen të kujtohet, pozicioni i Makron, si kundërshtar i vendosur i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE në qershor dhe për më tepër injorimi epik që i bënte Edi Ramës në takimet e përbashkëta, mes liderëve të tjerë europianë.

“Disa emigrantë do të shkojnë drejt Shqipërisë, qeveria shqiptare u tregua më e mirë se ajo franceze. Dhe unë i them “Faleminderit shqiptarëve” dhe “Turp francezëve”, u shpreh Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe zv.kryeministri Di Majo.

“Shqipëria i dha një shuplakë morale të gjithë këtyre mirëbërësve që flasin se duhet ndihmuar Italia dhe emigrantët, por që pastaj ta përplasin derën në fytyrë” u shpreh Di Majo.

Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini është nën hetim për çështjen e anijes Diciotti, ku 150 emigrantë u mbajtën të bllokuar në një port në Katania për disa ditë. Sot u mor vendimi që 20 emigrantë të strehohen në Shqipëri, 20 të tjerë në Irlandë dhe 100 të tjerë do të strehohen nga kisha katolike.

Një ditë më parë, Rama ishte në Itali për të parë ndeshjen mes Juventusit dhe Torinos. Nuk dihet nëse falenderimet që merr sot nga italianët janë rastësi apo ai ka pasur takime informale me politikanë italianë, por e sigurtë është që krahasimet me qeverinë e Makronit kanë shijen e shpagimit.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI