Flash

Tentuan të vrasin me thikë 20-vjeçarin, arrestohen dy persona në Durrës

Lapsi.al 26 August 2018
Tentuan të vrasin me thikë 20-vjeçarin, arrestohen dy persona

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona dhe shpalli një tjetër në kërkim, pasi kanë goditur disa herë me thikë, duke tentuar të vrasin 20-vjeçarin, D.D.

Specialistët e Seksionit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

•Nikoll Përlleshi 31 vjeç, banues në Durrës;

•Bibë Deda 48 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.B. 17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, më datë 25.08.2018, në lagjen Nr.15, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D.D. 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me paramendim” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 78 / 1, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI