Flash

Çfarë ndodhi në takimin Thaçi-Vuçiç? Presidenti austriak: Isha pjesmarrës në një takim historik

Lapsi.al 26 August 2018
Çfarë ndodhi në takimin Thaçi-Vuçiç?

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, organizator i Forumit Evropian në Alpbach, tha se ka qenë pjesëmarrës, siç e cilësoi ai, “në një ngjarje historike”, duke iu referuar diskutimeve dhe takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përveç diskutimeve në panelin e Forumit, Thaçi e Vuçiq kanë zhvilluar dhe një takim ku ishin të pranishëm, kancelari austriak Sebastian Kurz dhe komisienari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

“Unë mendoj se është fer (e drejtë) të thuhet se dje në mbrëmje diçka ndodhur. Unë pata ndjenjën se isha pjesëmarrës në një ngjarje historike”, u shpreh presidenti i Austrisë, Va nder Bellen.

Presidentët Thaçi dhe Vuçiq, gjatë Forumit në Alpbach kanë shpalosur idetë e tyre për korrigjimin e kufirit mes dy vendeve.

Thaçi ka theksuar se askush nuk duhet të frikësohet nga një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të përfshinte edhe korrigjimin e kufirit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI