Flash

Ndarja nga jeta e senatorit McCain, çfarë shkruajnë Meta, Rama e Basha

Lapsi.al 26 August 2018
Ndarja nga jeta e senatorit McCain, çfarë shkruajnë Meta, Rama

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha shprehën mëngjesin e sotëm ngushëllimet për ndarjen nga jeta të senatorit amerikan, John McCain.

Ilir Meta e ka quajtur McCain, një hero lufte e patriot të madh që i shërbeu kombit të tij deri në vetëmohim.

Kreu i Shtetit përmendi edhe kontributin e tij si mbështetës i çështjes së Kosovës dhe kauzës për pavarësinë e saj. (kliko këtu për të lexuar më shumë për John McCain)  

Statusi i plotë i Metës: 

"Ndarja nga jeta e Senatorit John McCain është një lajm i hidhur për mua dhe për të gjithë shqiptarët. Sot u largua nga jeta një hero lufte dhe një patriot i madh, njeriu që i shërbeu kombit të tij me vetëmohim, heroizëm e ndershmëri të pashoqe.

Ai i shërbeu lirisë dhe të drejtave të njeriut në botë e veçanërisht në Ballkan. Senatori McCain ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës dhe kauzës për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Ai u bë një ndër mbështetësit kryesorë të antarësimit të Shqipërisë dhe të rajonit tonë në NATO për të cilën të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës.

Angazhimi i përkushtuar i njerëzve të tillë si McCain për cështjen e të drejtave dhe të lirive të popujve të shtypur në botë e kanë bërë SHBA-në një vend lider të demokracisë dhe rriti simpatinë e saj në gjithë botën. Sot shqiptarët humbën një mik të veçantë e të pazëvendësueshëm.

U prehtë në paqe shpirti i tij!" 

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në Facebook një mesazh ngushëllimi dhe falenderimi për kontributin e senatorit amerikan John McCain, i cili ndërroi jetë pas disa vitesh betejë me kancerin në tru, në moshën 81-vjeçare.

Rama shkruan: "Senatori John McCain e jetoi jetën si një betejë të pandërprerë për vlerat e mishëruara në qenien e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ishte dhe një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin kemi bashkëpunuar e ndarë mendime të njëjta. Thank you for all and rest in peace Senator ". 

Lulzim Basha deklaroi se kombi shqiptar humbi një mik të madh. Basha e konsideron Senatorin amerikan një luftëtar të pamposhtur për kauzën e lirisë.

“Me ndarjen nga kjo jetë të Senatorit John McCain, kombi shqiptar humbi një mik të madh. Luftëtar i pamposhtur për kauzën e lirisë, Senatori McCain ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim euro-atlantik. Mirënjohje e përjetshme për këtë hero dhe ngushëllimet më të ndjera familjes së tij dhe popullit mik amerikan. U prehtë në paqen e Zotit!,” shkruan Basha në Facebook.

McCain ka ndërruar jetë të shtunën, në shtëpinë e tij në Arizona, njofton zyra e tij e shtypit. McCain ishte senator për tre dekada dhe ishte diagnostifikuar me kancer në tru që në korrik të vitit 2017.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Rama si adoleshent, publikon foto me Ronaldon

Vesi del me shpirtin. Edi Rama ka treguar shpesh shenja papjekurie. I fundit është ai i kësaj të shtune kur pati rastin të vizitojë Juventus Stadium për të ndje...

22:16

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI