Flash

Identifikohet turistja italiane që vdiq në Sarandë, rëndë 65-vjeçari

Lapsi.al 24 August 2018
Identifikohet turistja italiane që vdiq në Sarandë,

Një turiste italiane humbi jetën ndërsa motori në të cilin udhëtonte me një tjetër shtetas italian u përplasën me një makinë në aksin rrugor "Sarandë - Butrint" në fund të Kanalit të Çukës.

Aksidenti u shënua rreth orës 11:00, në aksin rrugor "Sarandë - Butrint".

Personat e përfshirë në aksident ishin me banim në Genova.

Mësohet se viktima është identifikuar nga policia si Maria Sedda, 64 vjeçe, ndërsa i plagosuri është shtetasi Giuseppe Sciutto 65 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Sarandës. Dy turistët kanë qenë duke udhëtuar me motor në momentin kur janë përplasur me një mjet tip ford, dhe pasojat kanë qenë fatale.

Trupi i turistet e cila ishte pasagjere në motor ka mbetur në gomat e mjetit, ndërsa motori ka përfunduar shumë metra më tej.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI