Flash

Çartet Edi Rama: E quan opozitën “shtëpi publike”

Lapsi.al 24 August 2018
Çartet Edi Rama: E quan opozitën “shtëpi publike”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj opozitës pas disa shkrimeve të botuara online në të përditshmen amerikane “Washington Times”. Aty bëhen akuza të forta për mënyrën se si ambasadori amerikan Donald Lu punoi kundër Presidentit Trump për shkak të lidhjeve që kishte me miliarderin George Soros. Në një tjetër shkrim thuhet se Vettingu po zhduk kundërshtarët politikë të Edi Ramës në sistemin e drejtësisë dhe po i jep atij fuqi absolute. Sërish në prapaskenë vendoset Soros dhe fondacioni i tij në Shqipëri.

Duket se shkrime të tilla i kanë prishur Ramës qetësinë e mbrëmjes në breg të detit në vilën qeveritare të Vlorës. Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se “shkrime të tilla janë të paguara nga opozita që e akuzon nga dritarja e shtëpisë publike”.

“Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë #Derinëfund?”, - shkruan Rama.

Prej kohësh, Rama nuk pranon as kritikën më të vogël nga mediat, jo vetëm vendase, por edhe të huaja. Në stilin e Erdogan, Rama ka filluar sheh “armiq të jashtëm e të brendshëm që duan të minojnë të ardhmen e ndritur dhe të lulëzuar që ai po ndërton në Shqipëri”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI