Flash

56-vjeçari në Korçë u vra për kanaçet e mbledhura në kosha

Lapsi.al 24 August 2018
56-vjeçari në Korçë u vra për kanaçet e

Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës, të akuzuar se kanë dhunuar për vdekje 56-vjeçarin Nevruz Fiqi i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij. Në pranga është vënë 56-vjeçari Arben Nazif dhe dy nipërit e tij, Emiljano dhe Edison Nazif, nga 30 vjeç, të tre banues në Korçë.

“Ndalimi i tyre u bë pasi rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, në bashkëpunim midis tyre pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr 8, kanë plagosur rëndë me grushta e shkelma shtetasin 56-vjeçarin, i cili si pasojë e kësaj dhune fizike dyshohet se ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij”, - njoftoi zyrtarisht policia.

Blutë e Korçës thonë se vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje ndërsa priten konkluzionet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore. Burime nga policia lokale thanë se shkak i ngjarjes janë bërë kanaçet që ata mblidhnin në koshat e mbeturinave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI