Flash

Kujdes me shkeljet në rrugë, uniformat blu prezantojnë risinë: Shkeljet e rregullave kapen me dron

Lapsi.al 20 August 2018
Kujdes me shkeljet në rrugë, uniformat blu prezantojnë

Policia e Shtetit ka prezantuar sot me anë të një video një risi në zbulimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Në video tregohet se  tashmë parakalimet e gabuara do të evidentohen me dron, kur ndodhin në kthesa të padukshme.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit! Policia Rrugore evidenton me dron parakalimet e gabuara.

Tani ka “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.

Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRON

Drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e “çarmatosi”

Edhe shkeljet e tjera:

  1. Respektimi i përparësisë në rrethrrotullime;
  2. Distanca e sigurisë mes mjeteve etj.

Vendet ku monitorohet me dron?

Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.

Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit.

Për çdo shkelje telefono në numrin falas 112, 24/7

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI