Flash

Çfarë po ndodh në Igumenicë me biznesmenin shqiptar të arrestuar

Lapsi.al 19 August 2018
Çfarë po ndodh në Igumenicë me biznesmenin shqiptar

Policia greke ka dhënë detaje të reja, për Edmond Begon, i cili u arrestua në qytezën e Igumenicës, ndërsa po tentonte të kalonte kufirin pasi po kthehej nga pushimet në Korfuz.

Burime zyrtare të policisë greke bënë me dije se biznesmeni shqiptar është ende në gjendje arresti në Igumenicë.

Ditën e hënë ai pritet të dalë para prokurorit për tu përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ai u ndalua për shkak se figuron ende i dënuar nga gjykatat italiane me 21 vite burg për trafik droge.

Vetë Bego ka paraqitur një vendim të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë që e ka konvertuar dënimin në 4 vjet heqje lirie. Do të jetë prokurori grek që do të vendosë nëse do të çojë çështjen në gjykatë apo jo.

Bego i cilësua nga Partia Demokratike si bashkëpunëtor me Aldo Baren dhe një person i afërt me Taulant Ballën dhe qeverinë e cila i ka garantuar deri tani paprekshmërinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI