Flash

Sulmohet me armë nga një automjet ambasada e SHBA-së në Ankara

Lapsi.al 20 August 2018
Sulmohet me armë nga një automjet ambasada e SHBA-së në

Një person i armatosur ka qëlluar me armë në drejtim të Ambasadës së SHBA në kryeqytetin turk, Ankara. Agresori qëlloi nga nje automjet me të cilin udhëtonte. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka të lënduar, është dëmtuar vetëm një dritare e Ambasadës. Ngjarja u regjistrua në orën 5:00 të mëngjesit me orën lokale. Pesë deri në gjashtë të shtëna armësh u dëgjuan pranë kabinës së rojes së sigurisë në portën 6 të Ambasadës.

Plumbat dolën nga një makinë e bardhë që kaloi para Ambasadës dhe më pas u largua me shpejtësi. Targa e mjetit ende nuk është identifikuar. Policia ka rrethuar zonën ndërsa është vënë në kërkim të automjetit të autorëve të sulmit. Sulmi vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis aleatëve të NATO-s, SHBA-së dhe Turqisë janë të tensionuara për shkak të arrestimit të  pastorit amerikan Andrew Brunson në Turqi.

Brunson akuzohet se ka ndihmuar në përpjekjen e grushtit të shtetit të 2016 dhe përballet me 35 vjet burg. Thesari i SH.B.A-së ka vendosur sanksione ndaj Ministrave turk të Drejtësisë dhe të Brendshëm, dhe presidenti i SHBA Donald Trump nxiti tarifat për importin e aluminit dhe çelikut të vendit. Presioni ekonomik çoi në një zhvlerësim të pashembullt të monedhës kombëtare turke, lirës. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Uashingtonin për sulme të qëllimshme ndaj ekonomisë së Ankarasë dhe i kërkoi popullit të tij të heqë dollarin në favor të lirës.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI