Flash

Shtohen qentë endacakë në Lezhë, bashkia: Kini besim te vetja, qentë e ndjejnë frikën!

Lapsi.al 8 August 2018
Shtohen qentë endacakë në Lezhë, bashkia: Kini besim te

Qentë endacakë në Lezhë janë shtuar kohët e fundit dhe banorët shprehen të shqetësuar për praninë e tyre në rrugë, pasi nuk kanë munguar edhe rastet e sulmeve. Në Top Channel është ankuar një çift lezhjan, banorë të lagjes ‘Skënderbeg’.

Irfan Dolonaku tregon se 10 ditë më parë ndërsa ishte në pritje të një taksie është sulmuar nga qentë endacakë. Por ndërhyrja e patrullës së policisë, që ndodhej aty pranë e ka ndihmuar që të shpëtojë prej tyre pa pasoja serioze.

Por pre e sulmit të qenve të rrugës ka qenë edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka ende në trup shenjat e kafshimit. Pavarësisht rrezikut që vjen prej tyre, qytetarët shpesh u japin ushqime qenve të rrugës, në ndonjë rast edhe për t’i shpëtuar ndonjë sulmi të papritur.

Gjithsesi Top Channel citon një këshillë origjinale nga një zyrtar i Bashkisë së Lezhës: “Qytetarët të kenë pak besim në vete, sepse qentë e nuhatin kur ke frikë dhe të sulmojnë. Deri sa të gjejmë një zgjidhje, këtë u këshillojmë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI