Flash

Alarmi nga zjarret, këto janë pesë zonat më të rrezikuara

Lapsi.al 8 August 2018
Alarmi nga zjarret, këto janë pesë zonat më të

Temperaturat e larta të shënuara ditët e fundit rrezikojnë rënien e zjarreve në disa qarqe. Më të rrezikuara janë qarqet, Shkodër, lezhë, Dibër, Korcë dhe Gjirokastër. Përballë kësaj situate që paraqet gjeoshkenca, Ministria e Mbrojtjes deklaron se forcat e armatrosura janë në gatishmëri të plotë dhe në të njëjtën kohë kanë rritur edhe kapacitetet për shuarjen e zjarreve

Rreziku nga zjarret në këto ditë ku temperaturat kanë shënuar rritje të ndjeshme, mbetet evident. Instituti i Gjeoshkencave publikon një raport të detajuar duke dhënë informacion mbi qarqet më të rrezikuara nga rënia e zjarreve. Sipas këtij raporti, në Gjirokastër dhe Korcë rreziku është më i ulët.

Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër, Lezhë, Dibër, Korçë dhe qarku Gjirokastër.

Ndërkohë edhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, në një deklarartë të publikuar në rrjetin social Facebook shprehet se Forcat të Armatosura të Drejtorisë Operacionale janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo emergjencë që mund të vijë nga shkaqe natyrore.

Ajo shprehet se Drejtoria e Emergjencave Civile ka qenë këto ditë në kontakt të drejtpërdrejtë me specialistët e Emergjencave Civile në Prefektura, drejtuesit dhe përfaqësuesit e Njësive të Qeverisjes Vendore, si dhe me pika të tjera të kontaktit në nivel qendror dhe vendor. Në të gjithë territorin e vendit nuk ka pasur ngjarje të jashtëzakonshme apo premisa për ndodhjen e tyre.

Më pas ajo shton se së bashku me Forcat e Armatosura do të jenë në ndihmë të strukturave të pushtetit vendor, për të ndihmuar në rast të situatave të zjarreve. Nga ana tjetër u bënë apel qytetarëve, të bashkëpunojnë, që të shmangim pasojat që mund të sjellin fatkeqësi të ndryshme, veçanërisht në këto ditë të nxehta si edhe të rrisin përgjegjësinë e tyre individuale.

Ministrja e Mbrojtjes thotë se këtë verë Forcat e Armatosura kanë rritur edhe kapacitetet për shuarjen e zjarreve gjatë këtij sezoni veror. Helikopterët Cougar të Forcës Ajrore janë pajisur me kova të posaçme për shuarjen e zjarreve, me kapacitet 2500 litër secila.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI