Flash

Rreth 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekëve, problem aksidentet e hedhjet në det

Lapsi.al 8 August 2018
Rreth 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekëve,

Në vlerësimet e qendrës kombëtare të urgjencës për renditjen e rasteve të menaxhuara, rezulton se aksidentet rrugore dhe trumat e hedhjeve nga lartësitë në det zënë vendin e parë. Drejtori i qendrës kombëtare të urgjencës Skënder Brataj shprehet se në një muaj 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekëve.

Aksidentet rrugore dhe trumat e shkaktuar nga hedhjet në det nga lartësitë janë rastet më të shpeshta të urgjencave mjekësore. Në të dyja rastet e trumave, pasojat janë fatale ose invaliditetit i shkallës më të lartë. Gjatë muajit korrik urgjenca kombëtare mjekësore ka kryer 21 misione nga ajri dhe 12 mijë persona kanë telefonuar 127 për të kërkuar urgjencën ose sugjerimet e mjekëve.

"Ka pasur 12.323 thirrje. Një fakt shumë shqetësues është se shtimi i turistëve në zonat e plazhit po na krijon probleme me aksidentet, ai me ato rrugore por mbi të gjitha me aksidentet në ujë. Kemi pasur disa raste me qytetarë të huaj të cilët, sidomos në 2-3 raste kanë qenë qytetarë polakë, kanë pësuar trauma të rënda të kolonës dhe në disa raste kanë ngelur të paralizuar." – tha Skënder Brataj.

Drejtori i shërbimit kombëtar të urgjencës mjekësore, Skënder Brataj tha se gushti ka nisur gjithashtu me raste të shumta të urgjencave mjekësore, ku vetëm javën e parë 3200 persona kanë kërkuar ndihmën e mjekëve.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI