Flash

Gati ligji i ri, ushqimet tradicionale shqiptare do të çertifikohen me vulë "STG"

Lapsi.al 8 August 2018
Gati ligji i ri, ushqimet tradicionale shqiptare do të çertifikohen

Një projektligj i ri që synon të përcaktojë kriterët se kur një prodhim bujqësor quhet tradicional dhe më pas do ta çertifikojë atë, është hartuar tashmë nga Ministria e Bujqësisë dhe është në fazën e konsultimit me publikun.

Ligji i ri synon të evidentojë të mbrojë dhe të rrisë vlerën e prodhimeve tradicionale autentike STG “Specialitet Tradicional i Garantuar”. Sipas kritereve të reja një emër regjistrohet si STG, nëse përshkruan një produkt bujqësor ose ushqimor të veçantë që:

a) përfitohet nga një metodë prodhimi, përpunimi apo ka një përbërje, e cila korrespondon me praktikën tradicionale për këtë produkt bujqësor ose ushqimor;

b) është prodhuar nga lëndë të para ose përbërës që janë përdorur tradicionalisht.

Një emër që të regjistrohet si STG duhet të jetë përdorur tradicionalisht për t’iu referuar produktit të veçantë, të identifikojë karakterin tradicional apo të veçantë të produktit.

Një emër nuk mund të regjistrohet nëse i referohet vetëm termave të përgjithshëm që përdoren për një grup produktesh, ose termave të parashikuara nga një legjislacion i veçantë.

Emri i regjistruar si STG, mund të përdoret nga çdo operator ushqimor që vendos në treg një produkt bujqësor ose ushqimor që është në përputhje me specifikimet përkatëse të përcaktuara në këtë ligj.

Çdo produkt bujqësor ose ushqimor i çertifikuar për përputhshmërinë me specifikimet për emertimin STG në përputhje me kërkesat e këtij ligji, duhet të etiketohet me shprehjen “Specialitet Tradicional i Garantuar” dhe logon STG.

Logoja STG duhet të përmbajë elementë të trashëgimisë kulinare dhe traditës së produkteve bujqësore dhe ushqimore shqiptare.

Logoja kombëtare për produktet STG përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Emrat e regjistruar si STG duhet të mbrohen nga çdo keqpërdorim, imitim, apo çdo praktike tjetër që keqinformon konsumatorin të tilla si, përdorimi i këtyre emrave për produkte që nuk janë të certifikuara si STG edhe nëse ky përdorim nuk ka qëllim të tregojë që janë STG.

Projektligji synon që të konsiderohen STG produktet bujqësore dhe ushqimore për të cilat karakteristika të veçanta të prodhimit ose të cilësisë, vijnë nga përdorimi i metodave tradicionale të prodhimit, të paktën 30 vjet, janë pjesë e trashëgimisë kulturore të rajonit në të cilin janë prodhuar DHE janë pjesë e identitetit të komunitetit lokal

Ministria e Bujqësisë përcakton, me Udhëzim të Ministrit, përkufizimet, procedurat për rregjistrim, format e aplikimit, organet përgjegjëse, organet e kontrollit, mënyrën e promovimit, si dhe logot përkatëse për Skemat e Tjera të Cilësisë. Kërkesa nga prodhuesit e produkteve bujqësore dhe ushqimore, për këto skema do të paraqitet në Ministri.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI