Flash

Nga miss në pilote të një linje ajrore, njihuni me Angeline Flor Pua

Lapsi.al 28 July 2018
Nga miss në pilote të një linje ajrore, njihuni me Angeline Flor

Nga Miss në pilote të një linje ajrore! Është kjo historia e Angeline Flor Pua, e cila në muajin qershor fitoi kurorën e bukurisë Miss Belgjika 2018.

E rritur në Anversa, bukuroshja me origjinë nga Filipinet, në muajin shtator do të marrë diplomën për tu bërë pilote, e vetmja femër në shkollën e pilotimit.

Ndonëse vetëm 23 vjeçe, ajo ka treguar aftësi të mëdha, aq sa ka marrë propozime për punë nga kompania ajrore “Emirates”.

Angeline, qysh e vogël ka pasur dëshirë për tu bërë pilote avionësh, një zgjedhje krejt ndryshe nga ajo e bukurosheve të tjera, që zakonisht preferojnë të vijojnë karrierën si modele ose të përfshihen në botën e spektaklit.

Në vitin 2016, fitoi Miss Filippine Europa, konkurs në të cilin marrin pjesë vajza evropiane, me origjinë nga vendi aziatik, ndërsa më tej fitoi Miss Anversa, për tu zgjedhur një muaj më parë Miss Belgjika, shkruan noa.al..

Për shkak të origjinës së saj, ajo është përballur edhe me fyerje, të cilat i ka përballuar me fjalët, “Kam lindur në Belgjikë dhe kam shtetësi belge. Nuk mund të gjykoni një person, bazuar në pamjen e tij”.

Të këshilluara

Çmenduria nuk njeh kufi për Dan Blizerian

Është një nga më të ndjekurit në mediat sociale, shquhet për jetën luksoze mes femrave.Bëhet fjalë për Dan Bilzerian i cili gjithmonë poston foto provokuese mes...

14:49

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI