Flash

Bebe Rexha: E qara është e vërtetë në klip

Lapsi.al 28 July 2018
Bebe Rexha: E qara është e vërtetë në klip

Bebe Rexha ka vetëm pak ditë që ka sjellë klipin e saj të ri muzikor “I’m a mess”, i cili flet për ndjenjat e saj reale në lidhje me jetën dhe dashurinë.

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja vendosi të zbuloi disa fakte që nuk i dinim për këtë projekt të ri muzikor.

Ajo ka treguar se në fillim të videoklipit është duke qarë dhe lotët janë të vërtetë.

“Lot të vërtetë. Mendoj se fjala e duhur është rimeli i rënë nga të qarat e vërteta”, shkruajti Bebe. Ndërkohë ka vijuar të xhirojë me lot në fytyrë pasi nuk kishte kohë që të ndërronte grimin. Kënga flet për dashurinë që ka Bebe për një djalë, i cili nuk ka ndjenja për të. Në klip, këngëtarja ka vendosur të shfaqet e veshur me të bardha si infermiere, ndërkohë që është e shtrirë në krevatin e emergjencës pasi ka zemrën e lënduar.

Koreografia me kërcimtarë që dukeshin si të sëmurë mendorë, gjendje e shkaktuar nga ndjenjat e forta ka impresionuar jashtë mase publikun. Bebe ka zbuluar se njëri prej djemve ka aktruar në mënyrë aq të përsosur sa e frikësonte.

Kënga është pjesë e albumit të saj të ri “Expectations” dhe ka arritur të renditet në vend të parë në iTunes, ndërkohë që po ngjitet edhe në toplistat e tjera ndërkombëtare.

Të këshilluara

Cardi B heq dorë nga turneu me Bruno Mars

Cardi B është tërhequr nga turi i saj me Bruno Mars, që do të fillonte në vjeshtë. Reperja, thotë se ajo e kishte nënvlerësuar të qenit nënë e re dhe nuk është ...

14:34

Michael Bubble, baba për herë të tretë

Michael Buble dhe aktorja Luisiana Lopilato janë bërë prindër për herë të tretë. Luisiana ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram. Pas dy djemve, kët...

13:36

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI