Flash

Propozim me unazë diamanti, këto janë të famshmet shaiptare që patën fatin

Lapsi.al 27 July 2018
Propozim me unazë diamanti, këto janë të famshmet shaiptare

Historitë e tyre të dashurisë, janë më të komentuarat në rrjetet sociale! Më shumë se sa mënyra e njohjes, vendi i propozimit, e detaje të tjera si këto, kureshtja e të gjitha vajzave qëndron në një pikë: me çfarë unaze e morën propozimin? Gurë i thjeshtë apo i çmuar? Diamant? E nëse po, sa karat?

Dhe ajo shprehja tipike: "Diamantet janë miqtë më të mirë të femrave" ka vend gjithmonë! Sidomos kur propozimi për martesë ndaj partneres, vjen i mbështjellë në një kuti të mbuluar me copë kadife, ndërsa brenda saj gjendet një thesar i vërtetë. Një unazë elegante, me gurë diamanti që shkëlqen kilometra larg dhe një shprehje unike e dashurisë, e thënë në vetëm një pyetje: a dëshiron të martohesh me mua?

E mes, shumë historive speciale që kemi dëgjuar në radhët e personazheve të huaj VIP, ka edhe disa vajza fatlume, që kanë marrë propozimet nga partnerët me unaza që rrezëllijnë nga diamantet. Nga Sara Hoxha, Emina Çunmulaj, Afërdita Dreshaj e Angela Martini, zbuloni bukuroshet e showbiz-it shqiptarë që mbajnë në dorë tashmë unazat e diamantit që çdo vajzë do i dëshironte.

1

Sara Hoxha

Ceremonia e tyre martesore është shumë afër, dhe do të zhvillohet në një destinacionet më romantike të Evropës, siç është Como në Itali, por ne nuk mund ta harrojmë propozimin e veçantë që ajo mori nga Ledion Liço, partneri dhe babai i të voglit London Noor. Një unazë fine me një gur diamanti që rrezëllin.

2

Angela Martini

Modelja e njohur, pati një ceremoni martese disi të pazakontë. Nëse dasma presupozon fustanin e bardhë, me vello të gjatë dhe elegante, Angela Martini zgjodhi një fustan të zi, dhe dukej shumë seksi. Por, propozimin për martesë, nga miliarderi rumun Dragos Savulescu, e mori me një unazë me gurë diamanti gjigant. Wow, sa vajzë me fat Angela!

3

Elvana Gjata

Këngëtarja shqiptare, u përball me një surprizë të këndshme, pak minuta përpara se të ngjitej në skenën e koncertit në qendër të Prishtinës. Gjithçka e zbuloi miku i saj, stilisti Valdrin Sahiti përmes një fotoje në instastory. Një propozim me unazë diamanti dhe një shpjegim për të: "Oh u gjet dita e duhur për këtë dhuratë", shkruan ai në foto.

4

Afërdita Dreshaj

Shijen e ceremonisë së saj martesore, me partnerin, sportistin çek Jakub Kindl e kemi ende të freskët. Por, si e mori propozimin modelja shqiptare? Diçka më shumë se romantike. Ai u ul në gjunjë përpara saj, teksa ajo afrohej drejt tij, dekori fantastik me qirinj, lule dhe gjithçka e dedikuar për një çast sublim si ky është një moment që çdo femër e ëndërron. Ah, unaza? Nuk mund të ishte tej parashikimeve tona. Një unazë me gurë diamant 19 karat! Cila vajzë do e refuzonte një propozim të tillë?

5

Adelina Tahiri

Muajin e ardhshëm ajo do të jetë mami i një djali, por teksa shijon ditët e fundit të pritjes së ëmbël, këngëtarja e njohur na ka treguar shpesh se e përkëdhelur ndihet nga partneri i saj, avokati i pasur maqedonas Serjozha Markov. Unaza e gjitha me gurë diamanti në qendër, dhe e dekoruar me gurë të çmuar, i përket një prej koleksioneve të fundit të Cartier.

Të këshilluara

Cardi B heq dorë nga turneu me Bruno Mars

Cardi B është tërhequr nga turi i saj me Bruno Mars, që do të fillonte në vjeshtë. Reperja, thotë se ajo e kishte nënvlerësuar të qenit nënë e re dhe nuk është ...

14:34

Michael Bubble, baba për herë të tretë

Michael Buble dhe aktorja Luisiana Lopilato janë bërë prindër për herë të tretë. Luisiana ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram. Pas dy djemve, kët...

13:36

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI