Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ed Sheeran ngre barriera ndaj të pastrehëve, debate në internet

Lapsi.al 20 July 2018
Ed Sheeran ngre barriera ndaj të pastrehëve, debate në internet

Lajmi i barrierave kundër të pastrehëve, që këngëtari Ed Sheeran ka ngritur jashtë super vilës së tij londineze, me lejen e bashkisë së Kensington e Chelsea, shkaktoi debate ne internet dhe rrjete social. Kantautori, që më parë ka qenë shumë i afërt me kauzën e të pastrehëve, tani ua ka mbyllur dyert.

Në librin “A visual journey”, Ed Sheeran ishte shprehur i ndjeshëm ndaj këtij problemi, sidomos i përhapur në lagjet e Chelsea e Kensigton, ku një në shtatë familje nuk kanë një vendbanim fiks. Në libër, këngëtari tregon se në fillimet e karrierës së tij ka kaluar edhe disa net në një kanal pranë “Buckingham Palace”. Pikërisht prej eksperiencës së tij të hidhur ka realizuar këngën “Homeless”.

Por, këngëtari mohon të ketë jetuar në vendqëndrimet për të pastrehët: “Nuk isha i pastrehë, thjesht kam shkruar se kam fjetur disa net jashtë, sepse nuk kisha ku të qëndroja”.

Të këshilluara

Burberry shkatërron 90 milionë paund veshje

Firmë e preferuar nga një pjesë e mirë e popullsisë. Por The Times ka bërë publik lajmin e fundit që vjen nga linja luksoze e veshjeve të firmës ‘Burberry’. Ajo...

15:35

Ndahen Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Ishin çift prej shumë kohësh, në 2012 u ndanë dhe më pas u ribashkuan me shpresën se për ta s’do të kishte kurrë ndarje. Flasim për çiftin e njohur Miley Cyrus ...

14:55

Ndahet nga jeta modelja amerikane

Anabelle Neilson  është gjetur e vdekur  në shtëpinë e saj. Thuhet se modelja ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare si pasojë e një ataku kardiak. Ajo ka pun...

13:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI