Flash

Shifër rekord, 40 mijë shqiptarë kapen pa dokumente në BE

Lapsi.al 9 July 2018
Shifër rekord, 40 mijë shqiptarë kapen pa dokumente në BE

Hera e fundit që shqiptarët renditeshin të parët në Bashkimin Europian për numrin e kombësive të kapura me qëndrim të paligjshëm në një prej vendeve të unionit ka qenë viti 2010.

Por, ja që shqiptarët janë ngjitur sërish në vend të parë, në vitin 2017. Këtë e thonë shifrat zyrtare të Eurostat, që tregojnë se, gjatë vitit të kaluar, në Bashkimin European, 40025 shqiptarë u kapën pa dokumente të rregullta qëndrimi.

Kjo shifër është më e larta ndër vendet e origjinës, madje edhe më shumë se sirianët, afganët, apo irakeinët. Ndërkohë, që nga viti 2008 deri në 2017, janë 415.900 mijë shqiptarët e kapur, pjesa dërrmuese e të cilëve në vitet 2008-2009. Shqiptarët të cilëve iu është dhënë urdhër për t`u larguar nga vendi ndërkohë, janë më pak në numër, dhe jo më të parët në listë.

Sipas Eurostat, kjo shifër fiksohet në 31 mijë për vitin 2017, nga pak më shumë se 35 mijë të vitit të kaluar, kur shqiptarët ishin të parët në listë, siç duket qartë edhe nga grafiku. Sa i përket numrit të atyre që janë kthyer në vendet e tyre të origjinës, nuk ka asnjë dyshim, shqiptarët janë të parët.

Kjo për faktin se, refugjatët në vendet në konflikt e kanë të pamundur të kthehen në shtetet e tyre, ndërkohë që, Shqipëria klasifikohet si një vend i sigurt origjine. Në vitin 2017, kanë qenë 31 mijë shqiptarët e riatdhesuar, dhe në 2016, 43 mijë./scan

Të këshilluara

Shuhet vatra e tërmeteve te Gjiri i Lalëzit

Pas pesë ditësh lëkundje dhe tërmete të njëpasnjëshëm, shuhet vatra e aktivizuar në Gjirin e Lalëzit. Sizmologët konfirmojnë se dy lëkundjet e fundit jane shënu...

15:52

Vuçiç dhe Merkel bisedojnë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ai i ka kërkuar asaj që të përshpejtohet ndërtim...

15:44

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI