Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Elbasan, fisi Çapja nën hetim pasuror nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

Lapsi.al 9 July 2018
Elbasan, fisi Çapja nën hetim pasuror nga Prokuroria e Krimeve

13 persona nga familja Çapja dhe miq të tyre po kalojnë në sitën e verifikimit të pasurisë, pasi ka dyshime se ato janë formuar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të lëndëve narkotike.

Në një shkresë që mban datën 30 maj 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkon Ministrisë së Brendshme dhe konkretisht gjendjes civile të japë të dhëna mbi certifikatat personale, familjare dhe të trungut familjar për: Tom (Tomorr) Çapja (Papa), Arian Çapja, Florenc Çapja, Bledar Muça, Enver Çapja, Fejzullah Çapja, Ambri Sinakolli Erion Çapja, Vladimir Çapja, Ermira Kushi, Ymer Koseni, Sajmir Serjani dhe Fatmir Koseni.

Në nëntor të 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar verifikimin pasuror për ta duke kërkuar informacion nga shumë institucione për të parë nëse pasuritë e tyre si hotele, vila dhe truall toke dhe llogari bankare janë krijuar nga të ardhura të ligjshëm. Pasuritë e kësaj familjeje janë kryesisht në Elbasan por edhe në qytete të tjera.

Përveç hetimeve nga ana e prokurorisë, fisi Çapja po kalon edhe në sitën e Task-Forcës speciale, “Forca e Ligjit”, e cila ka në fokus goditjen e grupeve të strukturuara kriminale.

Elbasani kohët e fundit është kthyer në një vatër të nxehtë konflikti mes familjeve kriminale. Për siguruar rendin në këtë qytet pas përplasjeve të shpeshta u ristrukturua policia vendore. Gjatë një vizitë në këtë qytet në prill ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se policia do ua nxijë jetën grupeve kriminale që zhvillojnë aktivitetin e tyre të paligjshëm në Elbasan.

Fisi Çapja ka qenë shpesh objekt i kronikave të zeza për shkak të atentateve të shumta dhe viktimave. Ato e kanë zanafillën në vitin 2005, por përplasja më e madhe ka ndodhur në janar të vitit 2016 ku mbetën të vrarë në një lokal 3 pjesëtarë të fisit Çapja.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI