Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Thaçi me Ramën pjesëmarrës në ceremoninë e inagurimit të Erdoganit

Lapsi.al 9 July 2018
Thaçi me Ramën pjesëmarrës në ceremoninë e

Në "Ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit të Turqisë", Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të marrin pjesë 22 presidentë, 28 kryeministra dhe kryeparlamentarë si dhe 6 sekretarë të përgjithshëm të organizatave ndërkombëtare.

Ceremonia do të zhvillohet në kompleksin presidencial dhe në mesin e pjesëmarrësve të ceremonisë do të jenë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sot në orën 15.30 Presidenti Rexhep Tajip Erdoan do të betohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), dhe më pas do të vizitojë Anitkabirin (mauzoleu i Ataturkut).

Ndërsa në orën 17.00 do të mbahet "Ceremonia e Inaugurimit të Presidentit" me pjesëmarrjen e një numri të madh kryetarësh shtetesh, qeverish, parlamentesh e delegacionesh si dhe shumë të ftuar të tjerë nga të gjitha profesionet në Turqi.

Më pas presidenti Erdoan do të shtrojë një darkë për kryetarët e shteteve, qeverive dhe kuvendeve.

Gjithashtu sonte Presidenti Erdoan do të mbajë një konferencë për media, ku do të prezantojë kabinetin presidencial.

- Në mesin e pjesëmarrësve liderë nga rajoni

Në "Ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit" do të marrin pjesë 22 presidentë nga mbarë bota, në mesin e të cilëve nga rajoni do të jenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Maqedonisë Gjeorge Ivanov, i Bullgarisë Rumen Radev, Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës Bakir Izetbegoviç, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Gjithashtu pjesë e ceremonisë do të jenë edhe 28 emra të nivelit të lartë si krerë qeveritarë dhe parlamentarë, në mesin e të cilëve do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërsa pjesë e ceremonisë do të jenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Gremonger, Komisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Komisionin Evropian Dimitris Avramopoulos dhe shumë të tjerë./trt

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI