Flash

Toyota-t me 3.4 mln euro/ Prokuroria kërkon informacione nga Anglia, Belgjika, Gjermania

Lapsi.al 9 July 2018
Toyota-t me 3.4 mln euro/ Prokuroria kërkon informacione nga Anglia,

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letër-porosi në 3 shtete, lidhur me të arrestuarit për gjetjen e 3.4 milionë eurove në dy mjete Toyota Yaris.

Letër-porosi mësohet se është dërguar në Gjermani, Belgjikë dhe Angli, nga ku pritet të merret informacion i detajuar, në lidhje me aktivitetin e katër personave që mbahen nën “arrest me burg” për këtë çështje, Agim Çeka, Edi Lika (Cani), Klevi Lika, Alban Mollaymeri.

Para disa ditësh u gjetën plot 3.4 milionë euro në dy mjete Toyota në portin e Durrësit, që futeshin për herë të parë në Shqipëri.

Dyshohet se këto para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, të dyshuar si porositësit e parave.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI