Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

LSI sulmon ish deputetin e vet "Robert Bitri, rilindas shëtitës"

Lapsi.al 9 July 2018
LSI sulmon ish deputetin e vet "Robert Bitri, rilindas

Robert Bitri u bë pjesë e alibisë së Partisë Socialiste për të legjitimuar votimin e projektligjit të posacëm që i hap rrugë Teatrit Kombëtar. Vota e deputetetit Vangjel Tavo (që nuk ishte fare në Shqipëri), sipas Taulant Ballës rezultoi e vlefshme, për shkak se Robert Bitri i LSI-së kishte ngatarruar kartën.

Në fakt, Robert Bitri prej kohësh është shkëputur nga LSI dhe voton në parlament pro mazhorancës sa herë që ka mundësi. Por përdorimi që iu bë sot nga Taulant Balla nuk ka kaluar pa komente në LSI. Deputetja Kejdi Mehmetaj e quan Bitrin "një rilindas shëtitës" dhe ka vënë në dyshim karakterin dhe moralin e tij.

"Nuk kishte se si të mos bëhej sërish protagonist i shëmtisë së maxhorancës në përpjekjen për të prishur Teatrin, edhe rilindasi më i ri i rilindjes së vjetër të Edi Ramës, përkatësisht Robert Bitri!

Sepse, megjithëse i ka sytë në ballë, e megjithëse nuk ka shfaqur simptoma çorientimi, nuk na ka dhënë ndonjë shenjë se nuk di as shkrim e as këndim, aq sa për të mos lexuar emrin e tij në kartën e vet apo edhe në monitorin e sallës së Kuvendit!

Mungesë integriteti, karakter të dyfishtë, moral të denjë për një rilindas shëtitës!

Ky është portreti i Robert Bitrit, rilindasit më të ri të rilindjes së vjetër të Edi Ramës, i cili nuk ka se përse të qëndrojë më as formalisht në rradhë me deputetët e LSI-së!" shkruan Mehmetaj.

Ende sot ka mbetur e paqartë përsë Robert Bitri u shkëput nga LSI për të qëndruar i vetëm në sallën e parlamentit. Pas kalimit në opozitë, në LSI u thelluan ndarjet mes një grupi deputetësh të vjetër dhe një grupimi të rinjsh, që energjia e moshës ia bën besnikërinë të verbër dhe bindjen pasionante.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI