Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

PS-LSI në bisedime, mund të bashkojnë votat për ligjin e magjistratures

Lapsi.al 9 July 2018
PS-LSI në bisedime, mund të bashkojnë votat për ligjin e

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se po zhvillohen negociata zyrtare me LSI-në për të miratuar ndryshimet ligjore për Shkollën e Magjistraturës. Duke folur jashtë ambjenteve të parlamentit Balla tha kemi një komunikim zyrtar me LSI për këtë çështje.

“Po ju them dhe dua të jem shumë transparent që kemi një komunikim zyrtar me LSI për këtë çështje, por dua të theksoj që të ruajmë konsekuencën e qëndrimeve tona për një çështje të caktuar.

Për çështjen e Shkollës së Magjistraturës, edhe LSI edhe PD duhet të qëndrojnë konsekuent asaj që kanë pasur edhe dy vite më parë, dakordësinë për të vijuar procesi i pranimeve.

Pse jemi sot në kohë vonese dhe na duhet të ndryshojmë një aspekt që ka të bëjë me afatin.

Pas miratimit të reformës në drejtësi në korrik na ndodhi një vonesë, tre muajt e çadrës që na ç’fazuan në kohë dhe ç’fazuan gjithë procesin.

Nëse nuk do të ishin tre-katër muajt e çadrës, do të kishim tre-katër muaj më shumë kohë, 3-4 muaj kohë do të kishin edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, çka nuk do të kishte më nevojë për të ndryshuar këtë afat tek Shkolla e Magjistraturës”, deklaroi Balla.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI