Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Euro e nis javën me rënie, por ndërhyrjet e BSH nuk lejojnë zhvlerësimin e fortë

Lapsi.al 9 July 2018
Euro e nis javën me rënie, por ndërhyrjet e BSH nuk lejojnë

Valutat kryesore në vend e kanë nisur javën të zhvlerësuara ndaj lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot në tregun vendas në nivelin e 125.86 lekëve, me një riënie thuajse të papërfillshme prej 0.03 pikësh në krahasim me fundin e javës që lamë pas.

Ekspertët e tregut të këmbimit valutor thonë se euro po mbahet e stabilizuar në këtë nivel këmbimi falë pranisë së vazhdueshme të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në treg, duke mos lënë që efektet sezonale të veprojnë mbi kursin e këmbimit.

Edhe Guverantori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë konferencës për shtyp në javën e kaluar tha se kanë filluar operacionet e tërheqjes së valutës në treg, duke ndaluar kështu mbiçmimin e më tejshmë të lekut, por nuk dha afat se sa do të zgjasë në kohë kjo ndërhyrje, shkruan monitor.

Që prej fillimit të qershorit, kur euro zbriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët i dhjetë viteve, Banka e Shqipërisë deklaroi se do të kryente ndërhyrje të jashtëzakonshme në treg për shkak se rrezikohej inflacioni, për të cilin BSH ka objektivin 3%, shkruan monitor.

Edhe dollari amerikan është zhvlerësuar në tregun vendas gjatë ditës së sotme. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer sot me 107.01 lekë, rreth 0.53 pikë më pas se një ditë më parë. Monedha e gjelbër ka reflektuar në tregun vendas zhvlerësimin në tregjet ndërkombëtare, ku pas një periudhe të dobët euro e ka marrë veten sërish duke iu afruar nivelit prej 1.18 dollarë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI