Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Raporti/ 250 mijë familje shqiptare nuk paguajnë dot dritat dhe ujin

Lapsi.al 9 July 2018
Raporti/ 250 mijë familje shqiptare nuk paguajnë dot dritat dhe ujin

Faturat e shërbimeve publike janë një barrë e rëndë për shumë familje shqiptare, duke vënë në vështirësi financiare mbi një të tretën e popullsisë.

“Pagova dritat, uji s’ka ardhur, vjen më vonë. Ekonomia shtëpiake është e shtrënguar. Ne jemi në pension edhe del edhe s’del, por ja me nikoqirllëk”,- thotë një qytetar.

Sipas një vrojtimi të financuar nga Komisioni Europian, 34 për qind e familjeve shqiptare kanë vështirësi për të paguar faturat e dritave dhe të ujit.

Kjo është shifra më e lartë në rajon, me diferencë të ndjeshme nga vendet e tjera. Në Serbi, pjesa e familjeve që kanë vështirësi për të paguar faturën e ujit dhe energjisë është 21 për qind, në Kosovë 20 për qind, ndërsa në Maqedoni, Bosnje dhe Mal të Zi, shifra luhatet nga 14 deri në 16 për qind.

Katër vjet më parë, qeveria rriti me mbi 20 për qind tarifat e energjisë për shumicën e konsumatorëve familjarë, ndërkohë që nga 1 janari I këtij viti enti rregullator shtrenjtoi me mbi 40 për qind përnjëherë çmimin e ujit.

Por përveç rritjes së çmimit, faturat e shërbimeve publike rëndohen edhe nga taksat e shumta që qeveria ka ngarkuar mbi to si tarifa e pastrimit, taksa e shkollave apo ajo e pronës.

Të gjitha këto bëjnë që mbi 250 mijë familje shqiptare të vihen në vështirësi serioze për të shlyer faturën e dritave dhe ujit./TCH/

Të këshilluara

Vuçiç dhe Merkel bisedojnë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ai i ka kërkuar asaj që të përshpejtohet ndërtim...

15:44

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI