Flash

Goditet grupi i kokainës në Itali, mes 6 të arrestuarve dhe dy shtetas shqiptarë

Lapsi.al 9 July 2018
Goditet grupi i kokainës në Itali, mes 6 të arrestuarve dhe dy

Dy shqiptarë, tre tunizianë dhe një italiane, të moshës nga 32 në 47 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët sot në Ravena, të dyshuar për trafik dhe shitje droge. Një person i shtatë i ka shpëtuar arrestit pasi nuk gjendet në Itali, ndërsa një i tetë është në hetim në gjendje të lirë.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 26 kilogramë drogë dhe substancë përzierjeje, ndërsa në shtëpinë e një bashkëpunëtori të jashtëm të grupit janë sekuestruar 39 mijë euro të fituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet e mbyllura me operacionin e sotëm kanë nisur tre vjet më parë, më 16 maj 2015, pas të shtënave në parkimin e urgjencës.

Objektiv ishte një 32-vjeçar shqiptar, i cili iu shpëtoi dhjetë plumbave të nisur drejt tij nga pistoleta e një italiani. Sipas karabinierëve ishte një përplasje midis dy bandave për ndarjen e fitimeve.

Përgjimet telefonike dhe në terren bënë të mundur ndërtimin e hartës së aktivitetit të bandave dhe identifikimin e anëtarëve të tyre, të arrestuar sot në mëngjes.

Të këshilluara

Shuhet vatra e tërmeteve te Gjiri i Lalëzit

Pas pesë ditësh lëkundje dhe tërmete të njëpasnjëshëm, shuhet vatra e aktivizuar në Gjirin e Lalëzit. Sizmologët konfirmojnë se dy lëkundjet e fundit jane shënu...

15:52

Vuçiç dhe Merkel bisedojnë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ai i ka kërkuar asaj që të përshpejtohet ndërtim...

15:44

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI