Flash

Kënga fituese e Eurovizion përballet me akuzën e plagjiaturës

Lapsi.al 7 July 2018
Kënga fituese e Eurovizion përballet me akuzën e

Pop-këngëtarja izraelite Netta Barzilai po përballet me akuzat se kënga e saj ‘Toy’, me të cilën fitoi këtë vit në festivalin Eurosong në Portugali, është në fakt plagjiaturë.

Kompania amerikane “Universal Music Studios” ua ka dërguar një letër para padisë kompozitorëve të këngës fituese Doron Medalie dhe Stav Beger. Ata pretendojnë se këta të fundit e kanë kopjuar këngën ‘Seven Nation Army’ nga viti 2003, të rok-bendit amerikan “The White Stripes”, shkruan ‘The Time of Israel’.

“Të gjitha këngët që konkurrojnë në Eurosong duhet të jenë origjinale. Nëse pretendimi për plagjiaturë rezulton i vërtetë, Izraeli do të shkualifikohet nga konkurrenca dhe Nettës do t’i mohohet fitorja. Si rezultat, Izraeli nuk do të ishte pritës i Eurosongut vitin e ardhshëm, njoftoi televizioni izraelit.

Avokatët e ‘Universal Music Studios’ pretendojnë se ekziston një ngjashmëri në ritëm dhe harmoni, dhe se me këtë po shkelen të drejtat e autorit. Një nga autorët e këngës Medalie udhëtoi në Shtetet e Bashkuara në përpjekje për ta zgjidhur situatën.

“Jam i befasuar që e kemi marrë këtë letër, por po e zgjidhim problemin. Besoj se do të dakordohemi me sukses gjatë javëve të ardhshme ashtu që të dyja palët të jenë të kënaqura”, tha ai.

Edhe nëse arrihet marrëveshja, Unioni Europian i Transmetimit (EBU) gjithsesi mund të thotë që “Toy” nuk është këngë origjinale.

Të këshilluara

Daniel Craig sëshpejti në “Bond 25”

“Bond 25” është vetëm titulli provizor i filmit me agjentin sekret dhe aktori që interpreton spiunin me licence për të vrarë shkoi të vizitonte selinë e CIA-s, ...

19:04

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI