Flash

Kjo është receta e një martese të lumtur nga Will Smith dhe Jada

Lapsi.al 7 July 2018
Kjo është receta e një martese të lumtur nga Will Smith dhe

Kur Hollywood-it dhe bota e kinemasë janë të mbushura nga skandale seksuale, divorce që përfshijnë çiftet më të famshme të të gjitha kohërave, ka edhe një tjetër anë të medaljes. Ka të tillë çifte që i kanë rezistuar kohës dhe i gëzohen ende sot, pas dekadash vite të martuar, një historie dashurie të lumtur, e cila vjen e realizuar në një familje me prindër dhe fëmijë të lumtur.

Një prej tyre duket se është edhe ajo e aktorit Will Smith dhe bashkëshortes së tij Jada. Pas më shumë se 21 vitesh martesë, aktori i famshëm në një intervistë të tij të fundit për "Rap Radar" është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë rreth pyetjes për sekretin e jetëgjatësisë së martesës së tij, në një kohë kur ata të dy si partnerë janë gjithë kohën të ekspozuar ndaj fenomeneve të pashmangshme si tradhtitë, abuzimet, etj.

Përgjigja e Will, është ajo që duhet të lexojë çdo çift i ngjashëm, që do të ketë një raport jetëgjatë dhe mbi të gjitha të lumtur. “Ne nuk themi më që jemi të martuar. Ne i referohemi njëri-tjetrit si partnerë të jetës dhe kur ti je në atë pjesë të jetës, e kupton që gjithmonë do të kesh dikë pranë. Nuk ka prishje kompromisesh. Nuk ka asgjë që ajo mund të bëjë, që të na e prishë lidhjen tonë. Jada ka përkrahjen time gjithmonë dhe është ndjesi fantastike kur e ke këtë hapësirë”, ka thënë aktori.

Të këshilluara

Daniel Craig sëshpejti në “Bond 25”

“Bond 25” është vetëm titulli provizor i filmit me agjentin sekret dhe aktori që interpreton spiunin me licence për të vrarë shkoi të vizitonte selinë e CIA-s, ...

19:04

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI