Flash

Mark Zuckerberg futet në 3-shen e personave më të pasur në glob

Lapsi.al 7 July 2018
Mark Zuckerberg futet në 3-shen e personave më të pasur në

CEO i Facebook-ut, Marc Zuckerberg bëri një tjetër kapërcim në listën e më të pasurve të globit, që janë ende gjallë, duke u renditur tashmë në vendin e tretë.

Aksionet e Facebook-ut u rritën me rreth 2.4 %, duke sjellë rreth 81.6 miliardë dollarë për Zuckerberg, shifër që e ngriti atë në renditje.

Kjo rritje bëri që CEO i rrjetit social të parakalojë me rreth 373 milionë dollarë Warren Buffet, investitorin legjendar dhe CEO-n e Berkshire Hathaway.

Për herë të parë në histori, tre njerëzit më të pasur, të gjallë, janë të gjithë titanët e teknologjisë. I pari është Jeff Bezos i Amazon, me një pasuri prej rreth 141 miliardë dollarësh, i ndjekur nga themeluesi i Microsoft (MSFT), Bill Gates.

Këto të dhëna janë sipas indeksit të Bloomberg, të publikuar mbrëmjen e të premtes.

Të këshilluara

Daniel Craig sëshpejti në “Bond 25”

“Bond 25” është vetëm titulli provizor i filmit me agjentin sekret dhe aktori që interpreton spiunin me licence për të vrarë shkoi të vizitonte selinë e CIA-s, ...

19:04

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI