Flash

Të hënën një ngjarje tjetër në mbretëri do të tërheqë vëmendjen e botës

Lapsi.al 7 July 2018
Të hënën një ngjarje tjetër në mbretëri do

Të hënën, më 9 korrik, një ngjarje tjetër e madhe do të mbledhë edhe një herë vëmendjen e të gjithë botës. Princi Louis do të pagëzohet në Chapel Royal, St. James's Palace, në Londër. Të ftuar do të jenë një grup shumë i ngushtë familjarësh dhe miqsh të pallatit. Ashtu si edhe vëllai i tij i madh, Princi George dhe Princesha Charlotte, edhe më i vogli i familjes do të pagëzohet në kishë dhe kumbara është, natyrisht, mbretëresha.

Por pse u zgjodh pikërish kjo datë për pagëzimin e princit? Kur Princi William dhe Kate Middleton zgjodhën datën për këtë event të rëndësishëm, 9 korriku ishte një datë pa u menduar gjatë. Jo sepse kjo ishte një ditë pa angazhime të tjera, por sidomos sepse ka një arsye shumë interesante që ka ndodhur më shumë se 70 vjet më parë në Pallatin Mbretëror. Ishte gjithashtu 9 korriku i vitit 1947, kur Princesha Elizabeth u fejua me Philip Mountbatten. 71 vjet më vonë, ata vazhdojnë të jenë të martuar dhe sot njihen si Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip, Duka i Edinburgh-ut.

Megjithatë, data e fejesës në atë kohë nuk u mësua. Siç mund ta dini, (sidomos nëse jeni fans i familjes së madhe), çifti e mbajtën sekret lidhjen e tyre për një periudhë të gjatë, me kërkesë të Mbretit George VI, sepse Elizabeth ende nuk i kishte mbushur 21 vjetët. Çifti u martuan në nëntor të atij viti, shumë pak kohë pasi Philip u bë Duka i Edinburgh-t.

Jeta e Princit Louis duket se është e destinuar për të “paguar” haraçet e historisë së familjes, veçanërisht të meshkujve. Sa më shumë kanë ngjashmëritë ngjarjet e tij me ato të familjes mbretërore, sidomos me gjyshërit dhe stërgjyshërit, edhe emri i tij “paguan” për emrin e gjyshit të Princit Philip, Princi Louis Alexander i Battenberg-it, dhe xhaxhait të tij, Lord Louis Mountbatten (të cilët ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin). Princi William dhe Princu George kanë së bashku të njëjtin emër të dytë, Louis.

Të këshilluara

Daniel Craig sëshpejti në “Bond 25”

“Bond 25” është vetëm titulli provizor i filmit me agjentin sekret dhe aktori që interpreton spiunin me licence për të vrarë shkoi të vizitonte selinë e CIA-s, ...

19:04

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI