Flash

Gazeta Kathimerini: Ngrin marrëveshja Greqi-Shqipëri, mbyllet në sirtar deri në janar 2019

Lapsi.al 7 July 2018
Gazeta Kathimerini: Ngrin marrëveshja Greqi-Shqipëri, mbyllet në

Përveç dimensionit politik të çështjes, negociatat me Shqipërinë shpesh janë të komplikuara nga balancat e ndjeshme politike në vendin fqinj. Kështu shkruan sot Kathimerini, teksa flet për një ngrirje te përkohshme te negociatave, deri sa te zgjidhet çështja kritike me Maqedoninë. Atje, Presidenti shqiptar Ilir Meta duket mjaft skeptik rreth miratimit të një marrëveshje që Kryeministri Edi Rama duket të jetë më i gatshëm për të ecur përpara.

Çështja “Camaria”, është komunikuar në mënyrë të përsëritur nga pala greke, se nuk është pjese negociatash. Në këtë kohë, megjithatë, janë ndërmarrë hapa individualë për çështje të politikës së ulët, siç janë heqja e çmimeve konsullore (për shqiptarët) ose njohja e lejeve të drejtimit, ose patentave shqiptare. Ndërkohe qe çështja e ushtarëve të rënë gjatë luftës greko-italiane në vitet 1940-41 është në proces.

Në përputhje me atë që është deklaruar nga udhëheqja e Ministrisë së Jashtme, është bërë përparim edhe në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicës etnike greke në Epirin e Veriut. Çështjet në pritje përfshijnë heqjen e ligjit te luftës, si në anën greke dhe në anën shqiptare, pasi ajo përfshin disa vështirësi ligjore.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI