Flash

Për 3 muaj 18 persona të kafshuar nga gjarpërinjtë në Kosovë

Lapsi.al 7 July 2018
Për 3 muaj 18 persona të kafshuar nga gjarpërinjtë në

Nga muaji prill e deri më sot në Klinikën Infektive të QKUK-së, kanë kërkuar trajtim mjekësor 18 persona të cilët janë kafshuar nga gjarpërinjtë. Prej të cilëve 14 raste kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe janë ndalur për trajtim në këtë Klinikë, ndërsa katër raste janë liruar menjëherë. Drejtori i Klinikës Infektive në QKU Hamdi Ramadani ka thënë se ky numër është i madh për këtë periudhë.

Ramadani ka thënë se të kafshuarit nga gjarpri përkundër gjendjes së rëndë që kanë pasur, pasi që kanë marrë trajtimin mjekësor nga klinika kanë dal në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nga muaji prill e deri më sot ne kemi ndal në mjekim ose trajtim në klinikën tonë 14 raste... Gjendja e të gjithë këtyre rasteve të cilat janë ndal ka qenë e rëndë, në kuptimin që këta kanë manifestuar së pari ato që ne i quajmë simptoma të përgjithshme, plogështi, lodhje, të vjella. Së dyti, kanë qenë simptomat karakteristike në vendin ku ka ndodh kafshimi, më së shumti në dorë ose në ekstremitetet e poshtme me enjte të madhe, këmba ka qenë plotësisht e palëvizshme, këto raste me tension të ulët, me temperaturë. Gjendja e të gjitha këtyre rasteve ka qenë e rëndë dhe trajtimi ka qenë pesë ditor, gjashtë deri në 10 ditë ose 12 ditor me terapi emergjente dhe suporte”, ka thënë Ramadani për KosovaPress.

Në këto 14 raste të kafshimit nga gjarpërinjtë, Ramadani tha se ka pasur raste ku është dashur të bëhet edhe ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa, katër raste sipas Ramadanit kanë marrë shërbim ambulantor, por që nuk ka pasur nevojë që të shtrihen në spital./kp

Të këshilluara

Moti surprizon sërish, priten reshje shiu

Ditën e shtunë, data 7 korrik 2018, moti do të jetë diell dhe vranësira mesatare në relievet malore ku në orët e mesditës do të pasohen nga reshje shiu. Era do ...

10:34

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI