Flash

Konflikt për mall të përzier, detaje nga anija që u ‘arratis’ nga Porti i Durrësit

Lapsi.al 7 July 2018
Konflikt për mall të përzier, detaje nga anija që u

Kanë dalë detaje të reja nga anija e cila është ‘arratisur’ në mesnatë nga porti i Durrësit.

Fax News raporton se anija, e cila ishte me ngarkesë kripe, ka qenë me flamurin e Sierra Leones.

Sipas burimeve ka patur konflikt për mall të përzier me qymyr (kripë dhe qymyr).

Pas kësaj anija e quajtur ‘Sea Scaner’ është larguar pa bërë asnjë procedurë dhe as sinjalizuar.

Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se pas kësaj kanë lajmëruar kapiteneritë e porteve kufitare dhe aktualisht kanë marrë sinjalizimin se është afër brigjeve italiane.

Anija ishte me ngarkesë kripe, dhe pasi kishte shkarkuar rreth 5 mijë e 500 ton, kishte dhe 500 ton për të shkarkuar.

Të këshilluara

Moti surprizon sërish, priten reshje shiu

Ditën e shtunë, data 7 korrik 2018, moti do të jetë diell dhe vranësira mesatare në relievet malore ku në orët e mesditës do të pasohen nga reshje shiu. Era do ...

10:34

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI