Flash

“Kam lidhje të forta me pushtetarë”, 41-vjeçari mashtroi 3 ndërtues me 1 milion euro

Lapsi.al 7 July 2018
“Kam lidhje të forta me pushtetarë”, 41-vjeçari

Klodian Ciruna, 41- vjeçari që u arrestua të enjten për mashtrimin 1 milion eurosh të 3 ndërtuesve, i ka shpëtuar burgut edhe në dy raste të mëparshme që ka zhvatur shuma të konsiderueshme parash.

Disa vite më parë, ai përvetësoi 750 mijë euro nga njerku i tij, të cilit i premtoi se do ta ndihmonte për përfitimin e lejeve koncesionare, si dhe për të ndërtuar një hidrocentral. Premtime të tilla i bënte duke u shprehur te të afërmit dhe rrethi i tij shoqëror, sikur kishte lidhje të forta me zyrtarë të pushtetit qendror dhe vendor.

E megjithëse shuma që i mori bashkëshortit të nënës së tij ishte e konsiderueshme, Ciruna arriti t’i shpëtonte burgut në rrethana të paqarta. Ashtu sikurse edhe në një tjetër rast mashtrimi të disa viteve më parë, kur i përvetësoi 37 mijë euro një shtetasi italian, para që ai ia kishte dhënë për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Kësaj here, Klodian Ciruna u arrestua për mashtrimin e 3 ndërtuesve, të cilëve dyshohet se u ka marrë rreth 1 milion euro, me premtimin se do u nxirrte leje ndërtimi në Itali. Ai është arrestuar gjatë operacionit të koduar “Lucia”, që u organizua të enjten nga oficerët e Antikrimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Arrestimi i tij është kryer për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda, ndërsa ka nisur edhe hetim pasuror për sekuestrimin e të ardhurave që ka përfituar nga kjo skemë.

Të këshilluara

Moti surprizon sërish, priten reshje shiu

Ditën e shtunë, data 7 korrik 2018, moti do të jetë diell dhe vranësira mesatare në relievet malore ku në orët e mesditës do të pasohen nga reshje shiu. Era do ...

10:34

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI