Flash

Vettingu, dy prokurorë dhe një gjyqtar dalin para KPK-së javën e ardhshme

Lapsi.al 7 July 2018
Vettingu, dy prokurorë dhe një gjyqtar dalin para KPK-së

Dy prokurorë dhe një gjyqatar do t'i nënshtrohen procesit të vettingut javën që vjen.

Në datën 10 korrik do të zhvillohen dy seanca dëgjimore. E para në orën 9:30 është për Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë. Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.

Po në datën 10 korrik në orën 14:30 do të zhvillohet seanca dëgjimore për Kostaq Beluri, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme Trupa Gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.

Ndërsa në datën 11 korrik në orën 10:00 do të zhvillohet seanca për Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë . Trupa Gjykuese është e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko

Të këshilluara

Moti surprizon sërish, priten reshje shiu

Ditën e shtunë, data 7 korrik 2018, moti do të jetë diell dhe vranësira mesatare në relievet malore ku në orët e mesditës do të pasohen nga reshje shiu. Era do ...

10:34

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI