Flash

Ekstradohen nga Athina dy të dënuar me burg, njëri pjesë e bandës së Admir Tafilit

Lapsi.al 7 July 2018
Ekstradohen nga Athina dy të dënuar me burg, njëri pjesë e

Interpol Tirana ka ekstraduar 2 persona të dënuar me 20 dhe 7 vite burgim në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lirisë së personit, si dhe në fushën e narkotikëve.

Nga Athina drejt vendit tonë u ekstradua Eduart Lulo 33 vjeç, banues në Përmet, i cili u arratis nga burgu i Drenovës në vitin 2013. Ai u arrestua në Greqi vetëm pak ditë pas arratisjs.

"Ky shtetas, është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale " Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit" " Armëmbajtje pa leje". Vendim ky i marrë pasi, më datë 23.11.2013, në bashkëpunim me disa të burgosur të tjerë, është arratisur nga burgu i Drenovës ku po vuante dënimin prej 20 vitesh, për veprat penale " Vjedhje me pasojë vdekjen" " Plagosje e lehtë me dashje" dhe " Armëmbajtje pa leje", sqaron policia.

Personi tjetër i ekstraduar është Franci Halili , 41 vjeç, lindur në Sarandë.

"Ky shtetas, është shpallur në kërkim, bazuar në vendimin penal të datës 15.09.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, e cila e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale " Prodhim dhe shitje narkotikësh". 41- vjecari në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në qytetin e Sarandës shisnin lëndë narkotike Heroinë, personave të ndryshëm", tha policia.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë arrestimi i tij duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI