Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Në Tiranë ndahen medalje për negociatat, ndërkohë Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Mund t'i hapim në 2019

Lapsi.al 29 June 2018
Në Tiranë ndahen medalje për negociatat, ndërkohë

Edi Rama dhe Ditmir Bushati organizuan një kremtim të vogël në Ministrinë e Jashtme si shenjë e gëzimit për atë që e quajnë hapje negociatash, por në një prononcim të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë për DW, nuk ka asnjë shenjë urimi për Shqipërinë. Përkundrazi Heiko Maas thotë se negociatat mund të hapen në 2019.

"Bashkimi Europian këtë javë ka marrë një vendim të rëndësishëm: Duke filluar nga viti 2019 mund të fillojnë bisedimet me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ne jemi angazhuar shumë për këtë sinjal të fortë dhe udhërrëfyes, përmes të cilit vlerësohen arritjet e reformave në vitet e fundit.

Procesi i negociatave në Bruksel nuk ka qenë gjithmonë i lehtë, por ne jemi të gëzuar, që në fund u bë i mundur një kompromis i të gjitha 28 vendeve anëtare të BE-së. U bëj thirrje politikanëve në Tiranë dhe në Shkup, që këtë sukses ta vlerësojnë si një stimul për të vazhduar me impenjim reformat. Gjermania do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht në këtë drejtim." është shprehur Maas.

Nuk është e qartë nëse vërtet Rama dhe Bushati besojnë se ia kanë dalë t'i hapin negociatat dhe e kanë kryer me sukses detyrën e tyre, apo festën dhe mesazhet triumfuese i bëjnë si kundërreagim ndaj akuzave të opozitës për dështim.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI