Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Dron e helikopter për kapjen e shqiptarëve në Angli, iu gjet laborator kanabisi

Lapsi.al 29 June 2018
Dron e helikopter për kapjen e shqiptarëve në Angli, iu gjet

Dy shqiptarë u arrestuan në Britani, për prodhimin e një sasie kanabisi me vlerë rreth 500 mijë paund. Policia e Sussex nisi të kontrollonte zonën pasi banorët kishin raportuar një erë të çuditshme që vinte nga një pronë në Toddington Lane, Littlehampton.

Sipas mediave britanike, oficerët e policisë bastisën në banesë të dielën e 17 Qershorit dhe gjetën më shumë se 600 bimë kanabisi. Nëse do të hidhej në treg, vlera e drogës përllogaritet se do të kapte një shifër prej 477,000 paund.

Ndërkohë gjatë kohës që u futën në pronë, oficerët dalluan dy persona të cilët po tentonin të arratiseshin nga pjesa e pasme e shtëpisë. Për kapjen e tyre u përdor një polic dron, një helikopter dhe njësia e qenve.

Në prangat e autoriteteve britanike përfunduan dy shqiptarë të moshës 19 dhe 28 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Të dy të futur në Britani në mënyrë të jashtëligjshme, ata akuzohen për prodhim të drogës së klasit B. Ata mësohet se iu dorëzuan zyrës së Home Office dhe do të qëndrojnë të ndaluar derisa të shqyrtohen çështjet e tyre të emigracionit.

Inspektori Danny West falenderoi banorët e zonës për informacionin fillestar.

“Dëgjuam ankesat e tyre dhe ishim në gjendje të vepronim shpejt në bazë të informacionit që na dhanë. Ishim në gjendje të përdornim teknologji të tillë si droni, që të na ndihmonte për të kërkuar për të dyshuarit dhe për kapjen e atyre që qëndronin pas një laborator kaq të madh kanabisi”.

“Ky është një rezultat shumë i mirë për policinë e Sussex, e cila mundi të parandalonte hedhjen në treg të një sasie kaq të madhe droge“, tha West më tej./Përshtati në shqip Tvklan.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI