Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

FOTOT me Veliajn/ 'Ky teatër nuk do të shembet', si i ndryshuan qëndrimet e tyre aktorët në pak ditë

Lapsi.al 29 June 2018
FOTOT me Veliajn/ 'Ky teatër nuk do të shembet', si i

Pas më shumë se dy muaj protestash nga komuniteti i artistëve, qeveria vendosi që të kalojë me procedurë të përshpejtuar ligjin e ri për Teatrin kombëtar, që nënkupton dhe shembjen e godinës ekzistuese. Ditë pas dite rezistenca e vetë artisteve që fillimisht ishin në bllok në mbrojtje të godinës, ka ardhur duke u tretur, dhe një pjesë e mirë e tyre janë detyruar që të tërheqin mbrapsht ato që kanë deklaruar.

Pas një takimi që pati mes Veliajt, Arben Derhemit, Alfred Trebickës dhe Altin Bashës, përçarja mes artistëve është thelluar edhe më shumë. Dita e djeshme i bëri dhe më të dukshme këto ndasi, më së shumti mediatikisht, ku një pjesë e artistëve me ftesë të kryebashkiakut dhe nën drejtimin e tij, shkuan për “ekspeditë” në kantierin e hapur ku po ndërtohet stadiumi kombëtar.

Nëse Laert Vasilin, Gaz Pajën, Artan Imamin, ishim mësuar që ti shihnim në krah të Veliajt edhe për Teatrin, habi jo pak bënte prania aty e Alfred Trebickës apo Marjana Kondit, të cilët jo më larg se dy javë më parë shpreheshin kategorik për shembjen e Teatrit Kombëtar, me një fjalor gati fyes ndaj qeveritarëve.

Arben Derhemi, ndërsa më herët kishte premtuar luftë në mbrojtje të godinës, qoftë edhe me hunj apo gjak, dje ka vendosur që të mos ndjekë vizitën e organizuar nga Veliaj, po nga ana tjetër nuk i është bashkuar as kolegëve të tij të protestës, që edhe pse në numër më të vogël, vijonin dje protestën e tyre para ambienteve të TK.

Alert Çeloaliaj, Robert Budina, Gentian Zenelaj, Romir Zalla dhe të tjerë artistë dhe përfaqësues, dje kanë denoncuar faktin se Bashkia e Tiranës do ia kalojë kompanisë private një sipërfaqe të konsiderueshme të hapësirës së Teatrit kombëtar, ndërsa kanë premtuar rezistencë.

Alfred Trebicka shprehej dy javë më parë: Është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të jemi vigjilentë se birat e kurvës veprojnë. Ne do ta mbrojmë Teatrin Kombëtar, nuk do të rrahim asnjë, nuk do të shqepim asnjë, por ata po e kruajtën do ta gjejnë.

Nuk e di si janë  stadiumet se unë s’jam tifoz. Por s’kam parë në asnjë vend, as tani në Rusi, ndonjë stadium me kullë. Stadium me kullë s’kam parë. Alfred Trebicka dje: Shfaqej në krah të Veliajt, madje dhe i buzëqeshur.

Robert Ndrenika gjatë protestave të vazhdueshme: Jeni i dëshpëruar për shembjen e teatrit? Më e shenjta nga të gjitha këtu është toka. Ky është Jeruzalemi ynë që do ta mbysin kryqëzatat e pesta apo të gjashta. Kur isha drejtor Teatri ndonjë vit, më tha një koleg që ta privatizonim tokën. Një drejtor tjetër që erdhi pas meje donte ta bënte me ligj që toka të ishte e Teatrit me tapi. Po mirë ne që kemi nga 70-80 vjet këtu, a nuk është gjynah që të vijnë 3-4 biznesmenë e të thonë është e jona e ta shesin me 10 mijë euro metrri katrorë. Prandaj, le ta mbrojmë këtë tokë.

Në një prononcim të mëvonshëm: Shumë i dëshpëruar jam. Është njësoj si t’i bihet murit me kokë. Është shumë e rëndë. Ai vend aty është shumë i shenjtë. Aty është krijuar gjithë kultura e kryeqytetit. Është shumë e rëndë mënyra si bëhet kjo punë. Kërkon ai ambasadori i madh i amerikanëve të kapë peshqit e mëdhenj që i ka para syve, edhe kapen këto sardelet. Aty ka 20 vjet që tentohet të kryhet një grabitje e mbetur në tentative dhe nuk flet njeri. As prokuroria, as qeveria, as PS. Me sa duket ai do ta bëjë këtë punë. Dhe kur i del, le t’i dalë.

Robert Ndrenika sot: Të nderuar zotërinj Arben Derhemi, Altin Basha dhe Alfred Trebicka. I nderuar Kryetar i Bashkisë zoti Erion Veliaj! Personalisht ju falënderoj për rezultatin e arritur! Ju sot shënuat fillimin e një marathone që le të shpresojmë do të përfundojë me ndërtimin e një Teatri Kombëtar bashkëkohor. Uroj që fryma e sinqeritetit, transparencës dhe mirëkuptimit midis jush, si përfaqësues të komunitet teatror dhe Bashkisë, të jetë deri në ditën e përurimit e më tej. Përqafime!

Arben Derhemi pak ditë më parë: Kam përshtypjen që jeni shumë të butë. Nuk ka më vend për të qenë njerëzorë, nuk ka më vend për të qenë ne njerëzit që marrim përsipër të shkojmë të bisedojmë, jemi ne që të duhet marrim në dorë fatet e këtij teatri, ne dhe të gjithë qytetarët. Ky teatër nuk do të shembet! O kryeministër që të gënjen mendja që je dikushi, që mund të bësh ç’të duash me teatrin.

Të gjithë bashkë ne do shkojmë në grevë urie. Vetëm mbi trupat tanë do e shembni. Dhe nuk e kujtoj ku janë aktorët e tjerë. Ça ju ka ngelur më t’ju bëjë drejtori juaj? Ça ju ka ngelur më t’ju bëjë kryeministri juaj? Ore njerëz a jeni në vete apo nuk jeni? Deri ku do shkojmë ore? Do na përdhunojnë ndonjë ditë more!! Nuk ka më vend për tolerancë, e vetmja rrugë është lufta. Tashmë merrni hunjtë shokë dhe ky teatër do mbrohet me gjak, do apo nuk do firma, apo nuk do kryeministri”.

Sot: Arben Derhemi nuk është shfaqur më që pas takimit që pati në zyrën e Veliajt, nuk shoqëroi artistët e tjerë në vizitën te kantieri i stadiumit kombëtar.

Marjana Kondi për Kumbaron: Është e vërtetë fakti se tentova ta shmang takimin me të dhe ktheva kokën për të mos u ballafaquar(se më shkon dita ters),por e kisha të pamundur pasi mu gjend përballë dhe nuk mund të rrija pa ja thënë dy fjalë për “zonjën” që të heq nga puna natën dhe të qan hallin ditën.

Marjana Kondi dje: Shfaqej për të parë nga afër ndërtimit e stadiumit me Kullë, që sipas Veliajt do të ishte i ngjashëm në model me ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Bashkia u tregua e kujdesshme që të publikonte fotot e të gjithë artistëve që kishin qenë dje në ambientet e stadiumit, me një fotogaleri që mund të ndiqni edhe më poshtë./ Faxweb

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI