Flash

"Nuk do tretem në gropë..." fjalët që gëlltiti Robert Ndrenika për shembjen e Teatrit

Lapsi.al 28 June 2018
"Nuk do tretem në gropë..." fjalët që

Tërheqja e Robert Ndrenikës nga rezistenca kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar është përfundimtare. Pasi shfaqi dyshimet e para në një intervistë tek Gazeta Dita pak kohë më parë, aktori përshëndeti marrëveshjem me Veliajn nga Facebook, duke e quajtur "fillimin e një marathone që le të shpresojmë do të përfundojë me ndërtimin e një Teatri Kombëtar bashkëkohor".

Tërheqja e Ndrenikës erdhi pas disa bisedave që ai pati me kryebashkiakun Erion Veliaj. Herë në takime në zyrën e tij, e herë në kafe, Veliaj ia doli t'i kthejë mendjen, duke i dhënë një goditje të fortë jo thelbit, por imazhit të protestës për Teatrin Kombëtar.

Për vite me radhë, Ndrenika ka bërë disa deklarata të forta kundër prishjes së Teatrit dhe idesë për t'i besuar privatit projektin e ri.

Të forta kanë qenë fjalët e aktorit drejtuar Ministres së Kulturës. "Unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje nëse prishet Teatri”, i tha ai Kumbaros, kur rinisi të qarkullojë ideja për shembjen e godinës. Fjalë që shprehnin vendosmërinë për të mos e lejuar rrafshimin e një godine që mbart në të kujtimet dhe vlerat e një brezi të tërë aktorësh, deri dje të përfaqësuar denjësisht në protesta nga Ndrenika.

Të forta kanë qenë edhe akuzat për "hajdutllëk dhe kusari" që ka artikuluar aktori në protesta, ndërsa kujtonte historinë e tij personale se si kishte humbur pronën e tij në një marrëveshje të ngjashme me privatin dhe se si shteti e kishte braktisur kur kërkonte drejtësi.

Me cinizmin dhe ironinë e tij, Nfrenika sulmoi disa herë pushtetarët, teksa e quante Mirela Kumbaron "ministresha", Erion Veliajn një "të gënjyer" dhe Edi Ramën shkurt e qartë "një mut".

Por me të njëjtën lehtësi që të jep zhveshja e një kostumi në përfundim të komedisë, Ndrenika ka braktisur rolin e protestuesit, për të veshur kostumin e një personazhi tjetër, entuziast dhe të gëzuar për teatrin e ri, që do të ngrihet mbi rrënojat e të vjetrit, aty ku historinë do të nisin ta shkruajnë emra të tjerë të mdhenj, si Laert Vasili, Erjon Isai etj.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI