Flash

Reuters zbulon prapaskenat/ Si u mor vendimi për negociatat me Shqipërinë

Lapsi.al 27 June 2018
Reuters zbulon prapaskenat/ Si u mor vendimi për negociatat me

10 orët e diskutimeve për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, mes ministrave të jashtëm në Luksemburg të martën kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre. Shumë prej diskutimeve u luajtën në prapaskenë, por agjencia e lajmeve Reuters ka zbardhur disa prej tyre.

Gjithçka u vërtit rreth kundërshtimit të fortë të Francës dhe Holandës të mbështetura në hije edhe nga Danimarka. Pjesa tjetër e vendeve mbështeste çeljen e negociatave në fund të këtij viti. Parisi dhe Brukseli i qëndronin idesë për ta shtyrë këtë hap për shkak të zgjedhjeve për parlamentin evropian që mbahen në majin e pranverës së ardhshme.

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte i vendosur për të mos u dhënë forcave populiste dhe ekstremiste një tjetër kartë në favor, siç mund të ishte përdorimi i çështjeve të zgjerimit apo emigrantëve.

Përballë Francës qëndronte Gjermania dhe kreu i BE-së, Jean-Claude Juncker që i qëndronte idesë për të mbështetur Ballkanin Perëndimor drejt integrimit evropian për të mos e lënë këtë hapësirë nën influencën e Rusisë.

Deri në mesditë nuk kishte asnjë marrëveshje mes palëve pasi Franca nuk lëkundej. Lëvizja ka ardhur në momentin e fundit pasi u pranua propozimi i Parisit për ta shtyrë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë pas qershorit 2019 kur të kenë mbaruar edhe zgjedhjet evropiane.

“Ishte një lindje shumë e vështirë” – tha ministri i jashtëm gjerman Michael Roth duke bërë një krahasim për marrëveshjen e arritur.

“Gjermania, Austria, Suedia, Sllovakia dhe shumë vende të tjera të BE shpresonin për një marrëveshje të martën dhe që do tu jepte një aprovim të qartë vendeve të Ballkanit për anëtarësimin” – shkruan Reuters duke shtuar: “Macron, i mbështetur edhe nga Holanda i qëndron idesë se blloku evropian duhet të reformohet përpara se të pranojë anëtarë të rinj. Diplomatët janë të shqetësuar edhe për shtimin e imigrantëve. Anëtarësimi i shpejtë i Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007 dhe menaxhimi i dobët i emigracionit nga vendet e lindjes mbeten leksione për perëndimin”.

Reuters citon se ministrat e jashtëm të BE kanë vënë theksin te reformat që duhet të përmbushë Shqipëria dhe Maqedonia ku përmendet reforma në drejtësi, korrupsioni dhe krimi i organizuar.

“Vetëm duke parë progresin e bërë, qershorin e ardhshëm dhe pas një tjetër raporti të Komisionit Europian që do të mbikëqyrë bisedimet e anëtarësimit, qeveritë e BE mund të vendosin për çeljen e negociatave të anëtarësimit në fund të vitit të ardhshëm” – citon Reuters. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Gropa që po përpin makina dhe shtëpi

Të paktën 20 shtëpi janë shembur dhe 380 persona janë evakuuar nga një fshat në jug të Kinës, ku pati rrëshqitje dherash për shkak të stuhive me shi gjatë fundj...

20:33

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI