Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Dështimi me negociatat, Rama shpërthen kundër opozitës: Jeni stërnipër të Esat Pashë Toptanit

Lapsi.al 27 June 2018
Dështimi me negociatat, Rama shpërthen kundër opozitës: Jeni

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim ministrat dhe grupin parlamentar një ditë pas vendimit të BE-së për shtyrje të datës së hapjes së negociatave. Që në nisje të fjalës së tij, Rama ka sulmuar opozitën, për qëndrimin që ajo ka mbajtur sa i përket çështjes së negociatave. Rama i është referuar deputetëve të opozitës si ‘stërnipër të Esat Pashë Toptanit’. Duke vazhduar më tej lumin e akuzave ndaj opozitës, Rama solli në vëmendje habinë sipas tij, të ndërkombëtarëve, për qëndrimin që opozita ka mbajtur ndaj negociatave. Sipas tij kjo opozitë ka në frymë Esat Pashë Toptanin, në gërmë Sali Berishën dhe më tej Babalen. Përroi psiqik i Ramës shkonte edhe më tej duke e etiketuar opozitën si 'esadiste'. Në fakt ky skenar i Ramës për ta nxjerrë opozitën si fajtore për dështimin me negociatat, ishte paralajmëruar më herët. Pak e nga pak ndërsa afronte 28 qershori, Rama ishte duke përgatitur terrenin për të justifikuar dështimin spektakolar.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI