Flash

Veliaj tërhiqet nga cënimi i truallit të Teatrit Kombëtar, por i qëndron shembjes së godinës

Lapsi.al 25 June 2018
Veliaj tërhiqet nga cënimi i truallit të Teatrit Kombëtar,

Gjatë dëgjesës me artistë, arkitektë dhe inxhinierë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije tërheqjen nga një marrëveshje për teatrin e ri, që prek truallin, aktualisht në pronësi të Teatrit Kombëtar. Duke folur para artistëve, Veliaj tha se ishte dakort që "asnjë centimetër e truallit të mos prekej" dhe se në hipotekë Teatri aktualisht ka 5200 metra shesh, ndërsa ndërtesa përfshin 1200 metra. Në projektin e ri, Teatri do të ketë 9000 mijë metra katrorë tha Veliaj, duke i premtuar artistëve shumëfishimin e hapësirës në dispozicion.

"5200 metra katrorë shesh ka teatri, ndërtesë me hipotekë godina ka 1200 metra katrorë. Gjurma e këtij projekti është 3200 metra e projektit, por ti nuk ndërton në 3200 metra sepse do ruash edhe hapësirën. Tani do shkoni nga 3000 në 9000 metra katrorë. Ose 9-fish ose 3-fish do shkoni. Nuk do të zihet hapësira e gjitha se do ketë distancë" u shpreh Veliaj.

Në nisje të dëgjesës, aktori Artan Imami lexoi një deklaratë, e cila përfshinte si propozim ngritjen e një teatri të ri dhe mosprekjen e asnjë centimetri të treuallit nga ndërtimet e kompanisë private. Pikërisht këtë deklaratë, Veliaj tha se ishte i gatshëm ta firmoste bashkë me artistët, duke u tërhequr nga proopozimi i parë, sipas të cilit ndërtimi i kompanisë private që do të paguajë për teatrin e ri, do të ndërtonte edhe në truallin e teatrit.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI