Flash

Deputeti gjerman: Po përpiqemi të bindim Francën për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Lapsi.al 25 June 2018
Deputeti gjerman: Po përpiqemi të bindim Francën për hapjen

Deputeti gjerman i CDU-së, Johann Wadephul shprehet për Deutsche Wellen, se Gjermania po përpiqet të bindë Francën për të dhënë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Nëse Gjermania ka një qëndrim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Bashkimit Europian me Shqipërinë, Franca është vendi që ka dyshime për këtë hap, krahas Holandës. Bundestagu pritet të konfirmojë të enjten këtë (28.06) çeljen e negociatave me Shqipërinë pas rekomandimit pozitiv për negociatat të grupit parlamentar konservator, CDU/CSU të shoqëruar me kushte. Por qëndrimi i Francës mbetet skeptik.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kërkon që BE të reformohet më parë, pastaj të merret me zgjerimin. Por pala gjermane nuk është e këtij mendimi. Deputeti gjerman i CDU-së, Johann Wadephul është shprehur për Deutsche Wellen, se Gjermania po punon për të bindur Francën në këtë drejtim. “Ne po shpenzojmë shumë energji që të bindim miqtë tanë francezë që të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë”, tha Wadephul.

Deputeti konservator gjerman thekson, se “megjithë vërejtjet kritike që kam bërë për Shqipërinë, dua të them në veçanti, se ne gjermanët dhe fraksioni i CDU/CSU-së gëzohemi që kemi kontakte miqësore me Shqipërinë, që Shqipëria është një vend mjaft miqësor ndaj Europës dhe ne duam që ta shoqërojmë pozitivisht atë në rrugën drejt Europës. Kjo nuk do të thotë, që i harrojmë kritikat që kemi.”

Edhe eurodeputeti gjerman, socialdemokrati Knut Fleckenstein nuk e përkrah qëndrimin pritës francez për negociatat. Ai i tha Deutsche Welles, se Franca ka rezerva, por “mendoj se ky është një argument i gabuar, sepse negociatat nuk zgjasin disa ditë, por me vite dhe në këtë kohë mund të kryhen reformat tona të nevojshme për të pranuar vende të tjera.”

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI