Flash

Hipokrizia e Veliajt për dëgjesën për Teatrin, bie në kundërshtim me veten

Lapsi.al 25 June 2018
Hipokrizia e Veliajt për dëgjesën për Teatrin, bie në

Teksa zhvilloi një takim me artistë dhe me arkitektë për Teatrin Kombëtar, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu rikthye edhe një herë situatës së krijuar javën e kaluar në Komisionin e Medias.

Veliaj u shpreh se situata e krijuar atje, detyroi Gardën të mbronte qytetarët nga deputetët. “Ndeshjet trup më trup nuk i shkojnë demokracisë në vitin 2018”, tha Veliaj. Veliaj, më tej u shpreh se po kërkojmë më të mirën për një gjeneratë që është përtej artistëve dhe urbanistëve.

“Kemi një lëvizje që po synohet të kemi një teatër të ri dhe të pacenuar në territorin e tij”, tha Veliaj. Ndërkohë, aktori Artan Imami u shpreh se Prona që posedon Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm për godinën e teatrit dhe për asgjë tjetër.

Por deklarata e Veliajt duket sa paradoksale aq dhe hipokrite, pasi bie në kundërshtim me veten. Në projektin e arkitektit të e bërë publik para pak kohësh nga Veliaj dhe Rama cënohet haptazi duke i marrë një sipërfaqe të konsiderueshme pronës ekzistuese të teatrit për t’ia dhënë privatit.

 

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI