Flash

Mbylli paktin për detin/ Greqia kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë

Lapsi.al 25 June 2018
Mbylli paktin për detin/ Greqia kërkon hapjen e negociatave për

Në datë 28 qershor do të merret vendimi për Shqipërinë për hapjen e negociatave. Tani që pakti për detin është mbyllur, duket se Greqia ka ndryshuar retorikë dhe kërkon nga Bashkimi Europian që Tiranës dhe Shkupit t'i jepet drita jeshile për të shmangur destabilizimin e Ballkanit. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Kocias ka deklaruar se për dy vendet duhet të mbahet premtimi dhe të hapen negociatat.

"Ka shtete anëtare të rëndësishme që janë në mosmarrëveshje nëse Evropa duhet të vazhdojë të zgjerohet apo të thellohet. Mendoj se duhet të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kam frikë se nëse Maqedonisë Veriore nuk i jepet një datë për pr-anim, të gjitha këto përpjekje që kemi bërë me sakrifica dhe kompromise të mëdha nga të dyja palët, mund të rrezikohen. Për më tepër, nëse një nga dy vendet fillon negociatat, dhe le të themi, Shqipëria është lënë jashtë, kjo do të krijojë një gjendje jo stabiliteti në rajon. Qëllimi është për të shmangur destabilizimin e Ballkanit" u shpreh Kocias.

Vendimi për Shqipërinë do të merret në datë 28 qershor, ndërsa deri tani parlamenti holandez ka votuar kundër, Gjermania kërkon çeljen e negociatave por me kushte, ndërsa Franca ende nuk është shprehur.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI