Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

PDIU bën thirrje për bojkot të produkteve greke

Lapsi.al 25 June 2018
PDIU bën thirrje për bojkot të produkteve greke

PDIU dhe Shoqata Çamëria pas deklaratës së ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias se në negociatat për marrëveshjen e detit me Shqipërinë nuk është folur fare për çështjen çame.

“Kjo mospërfshirje e çështjes Çame kërkon shpjegime dhe reagim të menjëhershëm nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Jashtme, sepse bëhet fjalë jo vetëm për një Çështje Kombëtare e me ndjeshmëri të lartë për të gjithë shqiptarët, po në veçanti për një kauzë njerëzore e cila prek qindra mijëra familje, viktima të Genocidit.

Theksojmë se trajtimi i kësaj çështje është detyrim për qeverinë Shqiptare, në bazë te Rezolutës së Parlamentit të Shqipërisë për Çështjen Çame, si dhe Ligjit te Parlamentit Shqiptar te vitit 1994 i cili sanksionon datën 27 qershor, si dita e Genocidit mbi Shqiptarët e Çamërisë, datë e cila si për ironi përkon pikërisht me këtë kohë, ku po kërkohet që mbi to të vihet guri i harresës”, thuhet në deklaratë.

Më tej, PDIU kërkon: “Z.Bushati të plotësojë me përgjegjshmeri kushtetuese e njerëzore detyrimet e tij. Shoqata Çamëria e PDIU është e gatshme ta asistojë e të jetë pjesë e këtyre bisedimeve, por deklarimi se pala greke nuk pranon bisedimet, është justifikim i pamoralshëm e tradhëti e Çështjes Kombëtare.

Ftojmë z.Kotzias, të jetë i kujdesshëm në deklarimet e tij e mos te jetë i vetkënaqur sepse Çështjen Çame, Çamët, të vrarët, Gjykatat Ndërkombëtare, por edhe gjyqin e Historisë, do ti ketë përballë gjithmonë, e duhet ta ketë fort të qartë, se jo gjithmonë do ketë përballë shtetarë servilë e të intimiduar që tjetër thonë në Tiranë, e tjetër në Athinë.

Shoqata Çamëria dhe PDIU, bën thirrje qe z.Bushati dhe z.Kotzias te zgjidhin me dialog e në frymën e fqinjësisë se mirë këtë çështje sepse ne po presim me durim, po në rast te kundërt do të përballen me reagimin tonë të ashpër e me protesta dhe me të gjitha format e revoltës së ashpër te njerëzve që kanë kaq vite që presin me shumë durim, por qe s’mund të durojnë fyerjen e tragjedisë së të parëve.

Ne do ti bejmë thirrje shqiptarëve të bëhen pjesë e një proteste civile, e që në fillim të bojkotojnë produktet greke në treg dhe bankat greke si hapin e parë, por që më pas do ketë shumë forma të tjera më të ashpra e radikale. Dinjiteti ynë vlen më shumë se kaq, e protesta jonë do kalojë kufijtë e parashikimet e tradhëtarëve të kësaj Çështje. Shqiptarët do kuptojnë cilët janë patriotët e cilët janë Esadistët…”, thuhet në deklaratë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI